Rreth Nesh – Trashëgimia e Qenit të Sharrit (Šarplaninac - Deltari ilir) me Dritan Frrokun

Rreth nesh - Dritan Frroku

Kush jemi ne?

Ne jemi një ekip i përkushtuar me në krye Dritan Frrokun, specialist turizmi dhe njëkohësisht kultivues i njohur i racës së qenit të Sharrit. Vendosur në Pukë, në mes të natyrës së paprekur, ne kemi ndërtuar një mjedis të veçantë për rritjen e kësaj race autoktone.
Përmes punës sonë, ne jo vetëm që ofrojmë këlyshë qeni sharri origjinalë për shitje, por gjithashtu kontribuojmë në ruajtjen e një pjese të identitetit shqiptar.

Racë autoktone

Ne fokusohemi ekskluzivisht në qenin e Sharrit, një trashëgimi e rrallë shqiptare.

Pastërti genetike

Këlyshët tanë janë të kontrolluar dhe të garantuar për origjinalitet dhe pastërti race.

Ambient natyror

Qentë rriten në mes të pyjeve të Pukës, aty ku klima dhe natyra ndihmojnë që ata të zhvillohen të fortë dhe të shëndetshëm.

Përkujdesje profesionale

Çdo qen rritet me dashuri, ushqim të shëndetshëm dhe kujdes veterinar të vazhdueshëm.

Pse të na zgjidhni ne? Qeni Sharrit - Šarplaninac

Qeni i Sharrit është një nga racat më të vjetra dhe më të respektuara të Ballkanit, i njohur për forcën, besnikërinë dhe instinktin e lindur mbrojtës. Të zgjedhësh një Qen Sharri do të thotë të marrësh një mik të përjetshëm, një roje të palodhur dhe një pjesë të trashëgimisë sonë kulturore.

Përvojë mbi 20 vite në kultivimin e qenit të Sharrit

Këlyshë origjinalë me garanci race

Kujdes profesional dhe mjedis natyror

Një figurë publike e njohur për përkushtimin ndaj racës autoktone

Numra që flasin vetë mbiu qenin e Sharrit (Šarplaninac)

Besueshmëria jonë në shifra

Përvoja dhe përkushtimi ynë pasqyrohen më së miri në rezultatet që kemi arritur ndër vite. Këto statistika tregojnë seriozitetin tonë dhe suksesin në ruajtjen e racës së pastër të qenit të Sharrit.

Këlyshë të rritur me dashuri dhe kujdes
0 +
Familje shqiptare dhe ndërkombëtare që kanë adoptuar qentë tanë
0 +
Ruajtja e racës së pastër të Luanit të Dardanisë
0 -mision
Kronika
0 +

Kronikat, Intervistat dhe Video në Media

Qeni i Sharrit dhe përkushtimi i Dritan Frrokut kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Euronews Albania

Pukjani që jeton me 40 qen Sharri! Ja pse i quan “Luani i Dardanisë”…
Shikoni emisionin

RTSH

Qentë e Sharrit – Deltari Ilir, krenaria e shqiptarëve | “Si në familje”
Shikoni emisionin

Vizion Plus

Qente e Sharrit & Deltari Ilir,historia emocionuese e pukjanit qe kujdeset per ta-Vizioni i Pasdites
Shikoni emisionin

TOP CHANNEL

Ne Shtepine Tone, 13 Mars 2017, Pjesa 5 – Top Channel Albania – Entertainment Show
Shikoni emisioni

Pisk

Jep jetën për të Zotin! QENI I SHARRIT KRENARIA SHQIPTARISË ( SHARR DOG, ALBANIAN PRIDE )
Shikoni emisionin

ABC News Albania

E frikshmeee dhe e pabesueshme!! Mes 50 qenve të Sharrit në stanin e tyre…
Shikoni emisionin

Klan Kosova

Ora 7 – Me plis dhe veshje kombëtare, ky është Dritan Frroku, kultivues i Deltarit Iliri
Shikoni emisionin

ATV

Pas tërmetit kishte humbur fëmija, qeni e kishte gjetur, dëgjojeni rrëfimin prekës
Shikoni emisionin

Qeni i Sharrit krenaria e shqiptareve

Njihuni me qenin që shkatërron ujkun
Shikoni videon

Pyetje të shpeshta për rreth nesh

Përpara se të zgjidhni një qen Sharri për familjen ose biznesin tuaj, është normale të keni pyetje. Ne kemi përmbledhur disa nga FAQ – pyetjet më të shpeshta që klientët dhe dashamirësit e kësaj race autoktone na bëjnë, për të ofruar transparencë dhe informacion të saktë.

Pyetjet më të shpeshta rreth qenit të Sharrit dhe punës sonë

Pyetjet më të shpeshta rreth qenit të Sharrit dhe punës sonë

Dritan Frroku është një kultivues dhe promovues i njohur i qenit të Sharrit me mbi 20 vite përvojë, i cili ka ndërtuar një hapësirë të veçantë në Pukë për ruajtjen e kësaj race autoktone shqiptare.

Misioni ynë është ruajtja dhe promovimi i qenit të Sharrit, duke edukuar njerëzit mbi rëndësinë e kësaj race historike.

Ne kultivojmë qentë në kushte natyrore, me standarde profesionale dhe me një përkushtim të veçantë për të ruajtur pastërtinë e racës. Për më tepër, Dritani është një figurë publike e njohur për këtë mision.

Po. Ne ofrojmë këlyshë të qenit të Sharrit për shitje me garanci race dhe mundësi transporti brenda Shqipërisë.